Sahihu i Buhariut — Hadithi 1121

2. Nënkapitulli: Vlera e namazit të natës

1121. Nga: Abdullah ibn Omeri

Abdullah ibn Muhamedi na ka thënë: Na ka rrëfyer Hishami, e këtij i ka rrëfyer Mameri. [t]: Mahmudi më ka thënë: Na ka treguar Abdurrezaku, e këtij i ka rrëfyer Mameri, e ky nga Zuhriu, e ky nga Salimi se babai i tij, Abdullah ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon: “Kur ndokush shihte ndonjë ëndërr sa ishte Pejgamberi ﷺ gjallë, ia rrëfente atij. Unë shpresoja të shihja ndonjë ëndërr për t'ia rrëfyer të Dërguarit të Allahut ﷺ. Në kohën e të Dërguarit të Allahut kam qenë djalë i ri dhe flija në xhami ﷺ. Atëkohë pashë një ëndërr, sikur dy melekë më morën dhe më dërguan në Zjarr, i cili ishte i ndërtuar sikurse bunari dhe kishte dy mbajtës. Ngaqë aty pashë disa njerëz që i njihja, thashë: “Kërkoj mbrojtjen e Allahut kundrejt Zjarrit!” Atëherë na takoi një melek tjetër, i cili më tha: “Mos u frikëso!”

Referenca: Sahihu i Buhariut 1121

Hadithe të ngjashme: Shiko (7)

Fjalë të panjohura?