Sahihu i Buhariut — Hadithi 1146

15. Nënkapitulli: Fjetja në fillim të natës dhe ngjallja e fundit të saj (me adhurim)

Selmani i ka thënë Ebu Dardait: "Fli! E, kur u bë fundi i natës, i tha: "Zgjohu (të falesh)." Pejgamberi ﷺ tha: “Selmani e ka thënë të vërtetën.”

1146. Nga: Aishe bint Ebu Bekri

Ebu Velidi na ka thënë: Na ka treguar Shuëbe; Gjithashtu Sulejmani më ka treguar se këtij i ka treguar Shuëbe, e ky nga Ebu Is'haku se Esvedi tregon: “E kam pyetur Aishen (Allahu qoftë i kënaqur me të!) si falej Pejgamberi ﷺ gjatë natës.” Ajo tha: “Në pjesën e parë të natës flinte, ndërsa në pjesën e fundit zgjohej dhe falej, pastaj kthehej në shtratin e tij. Kur muezini e thërriste ezanin, ngrihej. Nëse kishte nevojë (për pastrim), lahej, e, nëse jo, merrte abdes dhe dilte (për namaz).”

Referenca: Sahihu i Buhariut 1146

Fjalë të panjohura?