Sahihu i Buhariut — Hadithi 1155
21. Nënkapitulli: Vlera e atij që bën dhikër gjatë zgjimit dhe fal namaz nate
1155. Nga: Ebu Hurejra
Jahja ibn Bukejri na ka thënë: Na ka treguar Lejthiu, e ky nga Junusi, e ky nga Ibn Shihabi, e këtij i ka rrëfyer Hejthem ibn Ebu Sinani se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!), në këshillim e sipër, përmendi të Dërguarin e Allahut ﷺ (se thoshte): “Vëllai juaj nuk thotë fjalë të kota” - kishte për qëllim Abdullah ibn Revahan (poezitë e tij):
I Dërguari i Allahut mes nesh qëndron,
Që në agimin e hershëm Kuranin e lexon.
Pasi qemë të devijuar na mësoi udhëzimin,
Në zemrat tona ka skalitur thellë besimin.
Ajo çfarë ka thënë, do të ndodhë patjetër,
Natën në namaz e kalon, e jo në shtrat i fjetur,
Ndërkohë jobesimtarët dergjen në shtretër.
Transmetimin e Junusit e ka fuqizuar Ukajli nga Zuhriu. Zubejdiu ka thënë: “Më ka rrëfyer Zuhriu, e ky nga Seidi, e ky nga Arexhi, e ky nga Ebu Hurejra.”