Sahihu i Buhariut — Hadithi 1162
25. Nënkapitulli: Transmetimet rreth namazeve vullnetare që pohojnë se duhen falur dy nga dy
Kjo është transmetuar edhe (si fjalë apo vepër e) Amarit, Ebu Dherrit, Enesit, Xhabir ibn Zejdit, Ikrimes dhe Zuhriut. Jahja ibn Seid Ensariu thotë: "Të gjithë dijetarët që i kam takuar në vendin tonë (Medine), jepnin selam pas çdo dy rekateve nafile gjatë ditës."
1162. Nga: Xhabir ibn Abdullah Ensariu
Kutejbe na ka thënë: Na ka treguar Abdurrahman ibn Ebu Mevali, e ky nga Muhamed ibn Munkediri se Xhabir ibn Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ na e mësonte namazin istihare siç na mësonte sure kuranore. Thoshte: “Kur dikush nga ju vendos të bëjë ndonjë punë me rëndësi, le t'i falë dy rekate vullnetare, pastaj le të thotë: "Allahume ini estehiruke bi ilmike ve estakdiruke bi kudretike, ve eseluke min fadlikel adhim. Fe ineke takdiru ve la akdiru, ve talemu ve la alemu, ve ente alamul gujub. Allahume, in kunte talemu ene hadhel emra hajrun li fi dini ve meashi ve akibeti emri, - ose ka thënë: axhili emri ve exhilihi, - fakdurhu li ve jesirhu li thume barik li fihi. Ve in kunte talemu ene hadhel emra sherrun li fi dini ve meashi ve akibeti amri, - ose ka thënë: fi axhili emri ve exhilihi, - fasrifhu ani vesrifni anhu vakdur lije elhajra hajthu kane thume ardini bihi.” (O Allah, me diturinë Tënde kërkoj të më orientosh në më të mirën, me fuqinë Tënde kërkoj mundësi! Kërkoj të mirat e Tua të shumta, sepse Ti ke mundësi, kurse unë nuk kam, Ti di, kurse unë nuk di, Ti i di fshehtësitë. O Allah, nëse e di se kjo punë është e mirë për mua, për fenë, jetën dhe të ardhmen time, - ose ka thënë: të tashmen dhe të ardhmen, - ma mundëso këtë, ma lehtëso dhe më beko në të! E, nëse e di se kjo punë është e keqe për mua, për fenë, jetën dhe të ardhmen time, - ose ka thënë: të tashmen dhe të ardhmen, - largoje atë prej meje dhe mua prej saj, ma cakto të mirën, kudo që të jetë, pastaj më bëj të kënaqur me të!) Ka thënë: "Dhe gjatë lutjes e parashtron kërkesën e tij.”