Sahihu i Buhariut — Hadithi 1176
31. Nënkapitulli: Namazi i duhasë në rast udhëtimi
1176. Nga: Umu Hani bint Ebu Talibi
Ademi na ka thënë: Na ka treguar Shuëbe, e këtij i ka treguar Amër ibn Murra se Abdurrahman ibn Ebu Lejla ka thënë: “Askush nuk na ka treguar se e ka parë Pejgamberin ﷺ duke e falur namazin e duhasë, përveç Umu Hanit (Allahu qoftë i kënaqur me të!). Ajo ka treguar se ditën e Çlirimit të Mekës Pejgamberi ﷺ hyri në shtëpinë e saj, u pastrua dhe i fali tetë rekate (gjatë paradites). Nuk kam parë namaz më të shkurtër se ky, megjithëqë e plotësonte rukunë dhe sexhden.”