Sahihu i Buhariut — Hadithi 1245

4. Nënkapitulli: Vetë familjari i lajmëron të tjerët për vdekjen e anëtarit të familjes

1245. Nga: Ebu Hurejra

Ismaili na ka thënë: Më ka treguar Maliku, e ky nga Ibn Shihabi, e ky nga Seid ibn Musejebi se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se, ditën kur vdiq Nexhashiu, i Dërguari i Allahut ﷺ njoftoi për vdekjen e tij. Kështu, doli në namazgjah, i rreshtoi safat dhe bëri katër tekbire.

Referenca: Sahihu i Buhariut 1245

Hadithe të ngjashme: Shiko (7)

Fjalë të panjohura?