Sahihu i Buhariut — Hadithi 1265

19. Nënkapitulli: Qefinosja vetëm me dy rroba

1265. Nga: Abdullah ibn Abasi

Ebu Numani na ka thënë: Na ka treguar Hamad ibn Zejdi, e ky nga Ejubi, e ky nga Seid ibn Xhubejri se Abdullah ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon: “Teksa një njeri po qëndronte në Arafat, u rrëzua nga deveja, e cila ia theu qafën (dhe vdiq).” Pejgamberi ﷺ tha: “Pastrojeni me ujë e sidër dhe qefinoseni me dy rroba. Mos e parfumoni e mos ia mbuloni kokën, sepse Ditën e Kiametit ringjallet duke kënduar telbijen.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 1265

Hadithe të ngjashme: Shiko (8)

Fjalë të panjohura?