Sahihu i Buhariut — Hadithi 1279

30. Nënkapitulli: Të mbajturit zi nga ana e femrës që i ka vdekur dikush përveç bashkëshortit

1279. Nga: Umu Atija Ensarja

Musededi na ka thënë: Na ka treguar Bishr ibn Mufadali, e këtij i ka treguar Seleme ibn Alkame se Muhamed ibn Sirini tregon se Umu Atijës (Allahu qoftë i kënaqur me të!) i vdiq një djalë. Kur kaluan tri ditë, kërkoi parfum. U parfumua dhe tha: “Na është ndaluar (femrave) të mbajmë zi më shumë se tri ditë, përveç për bashkëshortin.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 1279

Hadithe të ngjashme: Shiko (6)

Fjalë të panjohura?