Sahihu i Buhariut — Hadithi 130

50. Nënkapitulli: Turpi në dituri

Muxhahidi ka thënë: "Diturinë nuk mund ta mësojë i turpshmi dhe mendjemadhi." Aishja ka thënë: "Sa gra të mira që janë ensaret: turpi nuk i pengon për ta mësuar fenë!"

130. Nga: Umu Seleme

Muhamed ibn Selami na ka thënë: Na ka rrëfyer Ebu Muaviu, e këtij i ka treguar Hishami, e ky nga babai i vet, e ky nga Zejnebja, e bija e Umu Selemes, se Umu Seleme (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Umu Sulejmi erdhi tek i Dërguari i Allahut ﷺ e i tha: “O i Dërguari i Allahut! Allahu nuk turpërohet nga e vërteta: (andaj) nëse femra ejakulon në gjumë, a i obligohet gusli?”
Pejgamberi ﷺ tha: “Nëse sheh se është lagur.”
Atëherë Umu Seleme e mbuloi fytyrën e saj dhe tha: “O i Dërguari i Allahut! A edhe gruaja ejakuluaka?”
- “Po, t'u pluhurosshin duart, e si do t'i ngjante fëmija asaj?” - tha Pejgamberi ﷺ.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 130

Hadithe të ngjashme: Shiko (5)

Fjalë të panjohura?