Sahihu i Buhariut — Hadithi 1302
42. Nënkapitulli: Durimi llogaritet në goditjen e parë (të fatkeqësisë)
Omeri ka thënë: Sa të mira janë dy anët e barrës (mbi kafshë) dhe balanca (ngarkesës) mes tyre! Pastaj ka cituar: “Ata, të cilët kur i godet ndonjë fatkeqësi, thonë: “Të Zotit jemi dhe vetëm tek Ai do të kthehemi!”, do të shpërblehen me salavate (bekime, falje e lavdërime) e mëshirë nga Zoti i tyre; ata janë në rrugën e drejtë!”1 (Bekare, 156-157) Allahu i Madhëruar thotë: “Kërkoni ndihmë me durim dhe me namaz, vërtet ajo është e madhe (vështirë), por jo edhe për ata që kanë frikë (Zotin).” (Bekare, 45)
(1) - Omeri ka marrë shembull këtë për të treguar shpërblimin e madh që ka ai që bën durim. Qëllimi i tij me dy anët e barrës janë salavatet dhe mëshira, të përmendura në ajet, ndërsa balanca mes tyre tregon se ata janë në rrugën e drejtë.
1302. Nga: Enes ibn Malik Ensariu
Muhamed ibn Beshari na ka thënë: Na ka treguar Gunderi, e këtij i ka treguar Shuëbe, e ky nga Thabiti se Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Durimi është në goditjen e parë (të fatkeqësisë).”