Sahihu i Buhariut — Hadithi 1310
48. Nënkapitulli: Ai që e përcjell xhenazen, nuk duhet të ulet pa u zbritur ajo nga supet e bartësve, e, nëse ulet, atëherë urdhërohet të ngrihet
1310. Nga: Ebu Seid Hudriu
Muslim ibn Ibrahimi na ka thënë: Na ka treguar Hishami, e këtij i ka treguar Jahjai, e ky nga Ebu Seleme se Ebu Seid Hudriu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Kur ta shihni xhenazen, ngrihuni. Ndërkaq, ai që e përcjell, të mos ulet pa u lëshuar (xhenazja në varr).”