Sahihu i Buhariut — Hadithi 1314
50. Nënkapitulli: Xhenazen e bartin burrat, e jo gratë
1314. Nga: Ebu Seid Hudriu
Abdulaziz ibn Abdullahu na ka thënë: Na ka treguar Lejthiu, e ky nga Seid Makburi, e ky nga babai i tij se Ebu Seid Hudriu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Kur të vendoset xhenazja (në tabut) dhe burrat ta bartin mbi supe, nëse ka qenë vepërmirë, thotë: “Ngutuni (për të më dërguar në varr).” E, nëse nuk ka qenë i tillë, thotë: “Mjerë unë, ku po më dërgoni!” Çdo gjë e dëgjon zërin e tij, përveç njeriut, i cili, sikur ta dëgjonte, do të alivanosej.”