Sahihu i Buhariut — Hadithi 1315

51. Nënkapitulli: Nxitimi gjatë bartjes së xhenazes

Enesi ka thënë: "Kur e përcillni xhenazen, ecni para ose pas saj, në të djathtë ose në të majtë të saj." Disa të tjerë kanë shtuar: "Afër saj."

1315. Nga: Ebu Hurejra

Ali ibn Abdullahu na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e ky e ka mbajtur në mend nga Zuhriu, e ky nga Seid ibn Musejebi se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Nxitoni (për ta dërguar në varr) xhenazen, sepse, nëse ka qenë vepërmirë, e dërgoni në mirësi, e, nëse nuk ka qenë i tillë, atëherë është një barrë që e hiqni prej supeve tuaja.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 1315

Fjalë të panjohura?