Sahihu i Buhariut — Hadithi 1318

54. Nënkapitulli: Safat në namazin e xhenazes

1318. Nga: Ebu Hurejra

Musededi na ka thënë: Na ka treguar Jezid ibn Zureji, e këtij i ka treguar Mameri, e ky nga Zuhriu, e ky nga Seidi se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Pejgamberi ﷺ i njoftoi shokët e tij për vdekjen e Nexhashiut. Pastaj doli para tyre, kurse ata u rreshtuan mbrapa, e në atë rast i bëri katër tekbire.

Referenca: Sahihu i Buhariut 1318

Hadithe të ngjashme: Shiko (7)

Fjalë të panjohura?