Sahihu i Buhariut — Hadithi 132
51. Nënkapitulli: Kur dikush ndien turp, ndaj urdhëron dikë tjetër të pyesë në vend të tijin
132. Nga: Ali ibn Ebu Talibi
Musededi na ka thënë: Na ka treguar Abdullah ibn Davudi, e ky nga Ameshi, e ky nga Mundhir Thevriu, e ky nga Muhamed ibn Hanefije se Aliu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Shpesh më rridhte lëngu paraspermal, andaj e porosita Mikdadin ta pyeste Pejgamberin ﷺ për këtë.” Ai iu përgjigj: “Mjafton vetëm abdesi.”