Sahihu i Buhariut — Hadithi 1321
55. Nënkapitulli: Rreshtimi i fëmijëve bashkë me burrat nëpër safa në namazin e xhenazes
1321. Nga: Abdullah ibn Abasi
Musa ibn Ismaili na ka thënë: Na ka treguar Abdulvahidi, e këtij i ka treguar Shejbaniu, e ky nga Amiri se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ kaloi pranë varrit të një njeriu që ishte varrosur natën, e në atë rast pyeti:
- “Kur është varrosur ky?”
- Mbrëmë, - iu përgjigjën.
- “Pse nuk më keni lajmëruar?!”
- E varrosëm natën vonë e nuk donim të të zgjonim, - i thanë ata.
Ai u përgatit për namaz, ndërsa ne u rreshtuam pas tij (për t'ia falur xhenazen).
Ibn Abasi thotë: “Gjatë kohës kur Pejgamberi ﷺ ia fali xhenazen, unë qeshë në mesin e tyre.”