Sahihu i Buhariut — Hadithi 1324
57. Nënkapitulli: Vlera e përcjelljes së xhenazes
Zejd ibn Thabiti ka thënë: "Nëse ia fal xhenazen, e ke kryer detyrën tënde ndaj tij." Humejd ibn Hilali ka thënë: "Nuk dimë se duhet kërkuar leje për t'u larguar pas faljes së namazit të xhenazes. Mirëpo, ai që largohet pasi e fal namazin e xhenazes, e ka shpërblimin e vetëm një kirati."
1324. Nga: Aishe bint Ebu Bekri
Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka konfirmuar fjalën e Ebu Hurejrës, duke thënë: “E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ duke e thënë këtë.”
Ibn Omeri ka thënë: “Paskemi humbur sa e sa shpërblime të madhësisë së kiratëve!”
Referenca: Sahihu i Buhariut 1324
Fjalë të panjohura?