Sahihu i Buhariut — Hadithi 1326
59. Nënkapitulli: Falja e fëmijëve namazin e xhenazes së bashku me të rriturit
1326. Nga: Abdullah ibn Abasi
Jakub ibn Ibrahimi na ka thënë: Na ka treguar Jahja ibn Ebu Bukejri, e këtij i ka treguar Zaide, e këtij i ka treguar Ebu Is'hak Shejbaniu, e ky nga Amiri se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ shkoi te një varr, e në atë rast ata (sahabët) i thanë: “Ky, ose kjo, është varrosur mbrëmë.” Pastaj u rreshtuam mbrapa tij dhe ia fali (namazin e xhenazes).”