Sahihu i Buhariut — Hadithi 1327

60. Nënkapitulli: Namazi i xhenazes në namazgja dhe xhami

1327. Nga: Ebu Hurejra

Jahja ibn Bukejri na ka thënë: Na ka treguar Lejthiu, e ky nga Ukajli, e ky nga Ibn Shihabi, e ky nga Seid ibn Musejebi dhe Ebu Seleme se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ na njoftoi për vdekjen e Nexhashiut, mbretit të Abisinisë, ditën kur vdiq, e në atë rast na tha: “Kërkoni falje për vëllanë tuaj.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 1327

Hadithe të ngjashme: Shiko (7)

Fjalë të panjohura?