Sahihu i Buhariut — Hadithi 1330
61. Nënkapitulli: Ndalesa e ndërtimit të xhamive (faltoreve) mbi varre
Kur vdiq Hasen ibn Hasen ibn Aliu, gruaja e tij i ngriti një tendë te varri për një vit të plotë. Pasi e hoqi (tendën), dëgjuan një zë duke thënë: "A e gjetën atë që kanë humbur?" Një zë tjetër iu përgjigj: "U dëshpëruan, ndaj u kthyen (të dështuar dhe të zhgënjyer te familjet e tyre)."
1330. Nga: Aishe bint Ebu Bekri
Ubejdullah ibn Musai na ka thënë: Na ka treguar Shejbani, e ky nga Hilal Vezani, e ky nga Urve se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Pejgamberi ﷺ, në sëmundjen e vdekjes, ka thënë: “Allahu i mallkoftë hebrenjtë dhe të krishterët: varret e të dërguarve të tyre i kanë bërë faltore!” Ajo tha: “Sikur të mos ishte kjo (frikë nga bërja e tyre faltore), do ta ekspozonin varrin e tij, por kam frikë se mund ta shfrytëzojnë për faltore.”