Sahihu i Buhariut — Hadithi 1331
62. Nënkapitulli: Namazi i xhenazes së gruas nëse vdes gjatë lindjes së fëmiut (apo lehonisë)
1331. Nga: Semure ibn Xhundubi
Musededi na ka thënë: Na ka treguar Jezid ibn Zureji, e këtij i ka treguar Husejni, e këtij i ka treguar Abdullah ibn Burejde se Semure (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Mbrapa Pejgamberit ﷺ e fala namazin e një gruaje, e cila kishte vdekur gjatë lehonisë. Ai qëndroi te mesi i (trupit të) saj.”