Sahihu i Buhariut — Hadithi 1335
65. Nënkapitulli: Leximi i sures Fatiha në namazin e xhenazes
Haseni ka thënë: "Në namazin e xhenazes së fëmijës duhet lexuar Fatihaja, pastaj thuhet: "O Allah, na e bëj pararendës (për në Xhenet) dhe shpërblim!"
1335. Nga: Abdullah ibn Abasi
Muhamed ibn Beshari na ka thënë: Na ka treguar Gunderi, e këtij i ka treguar Shuëbe, e ky nga Sadi, e ky nga Talhai se ka thënë: Jam falur pas Ibn Abasit ... [t]: Muhamed ibn Kethiri na ka thënë: Na ka rrëfyer Sufjani, e ky nga Sad ibn Ibrahimi se Talha ibn Abdullah ibn Aufi ka thënë: “Fala një xhenaze pas Ibn Abasit (Allahu qoftë i kënaqur me ta!), i cili e lexoi Fatihanë dhe tha: “Që ta dini se kjo është sunet.”
Referenca: Sahihu i Buhariut 1335
Fjalë të panjohura?