Sahihu i Buhariut — Hadithi 1336
66. Nënkapitulli: Namazi pranë varrit pas varrosjes së xhenazes
1336. Nga: Abdullah ibn Abasi
Haxhaxh ibn Minhali na ka thënë: Na ka treguar Shuëbe, e këtij i ka treguar Sulejman Shejbaniu se Shabiu tregon: “Më ka treguar dikush, që bashkë me Pejgamberin ﷺ kaloi pranë një varri të lënë anash, se Pejgamberi ﷺ u priu, ndërsa këta u falën mbrapa tij.
(Shejbaniu thotë): “E kam pyetur Shabiun:
- O Ebu Amër, kush është ai që të ka treguar?
- Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!), - tha Shabiu.”