Sahihu i Buhariut — Hadithi 134
53. Nënkapitulli: T’i përgjigjesh pyetësit me diçka shtesë, krahas asaj që ka pyetur
134. Nga: Abdullah ibn Omeri
Ademi na ka thënë: Na ka treguar Ibn Ebu Dhiëbi, e ky nga Nafiu e ky nga Ibn Omeri e ky nga Pejgamberi ﷺ. [t]: (Ademi po ashtu na ka thënë: Na ka treguar) Ibn Ebu Dhiëbi, e ky nga Zuhriu, e ky nga Salimi se Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se një njeri e pyeti Pejgamberin ﷺ: “Çfarë duhet të veshë ai që është në ihram?” Pejgamberi ﷺ i tha: “Nuk i lejohet të veshë këmishë, as çallmë, as shallvare, as pardesy, as rrobë të parfumuar me shafran ose vers. Nëse nuk mund të gjejë sandale, atëherë le të mbathë meste, por le t'i shkurtojë paksa, që të jenë nën nyej.”