Sahihu i Buhariut — Hadithi 1347

75. Nënkapitulli: Kujt i jepet përparësi për t'u futur në varr (lahd)?

(Fjala 'lahd' në esencë e ka kuptimin e animit, shmangies, devijimit apo largimit nga diçka) Është quajtur kështu ngase është gërmim në njërën anë (të varrit në drejtim të kibles), prandaj, sikur të ishte në formë të drejtë (varr i zakonshëm i cili është një gropë e gërmuar në tokë) do të quhej darih (e jo lahd). Çdo tiran është mulhid (i cili ka anuar dhe shmangur nga rruga e drejtë). (Poashtu, edhe fjala 'multehaden') ﴾مُلْتَحَدًا﴿ (Kehf, 27) e ka kuptimin (ti nuk ke për të gjetur kurrfarë) strehe nga e cila anon (përveçse tek Ai).

1347. Nga: Xhabir ibn Abdullah Ensariu

Ibn Mukatili na ka thënë: Na ka rrëfyer Abdullahu, e këtij i ka rrëfyer Lejth ibn Sadi, e këtij i ka treguar Ibn Shihabi, e ky nga Abdurrahman ibn Kab ibn Maliku se Xhabir ibn Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon: “Të vrarët në Uhud i Dërguari i Allahut ﷺ i bënte bashkë nga dy veta në një qefin, pastaj thoshte: “Cili prej tyre ka ditur Kuran më shumë?” Kur i tregonin për ndonjërin prej tyre, e fuste të parin në varr (lahd) dhe thoshte: “Unë jam dëshmitar i tyre.” Po ashtu, urdhëroi të varroseshin të përgjakur, pa i pastruar e pa ua falur xhenazen.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 1347

Hadithe të ngjashme: Shiko (7)

Fjalë të panjohura?