Sahihu i Buhariut — Hadithi 1348

75. Nënkapitulli: Kujt i jepet përparësi për t'u futur në varr (lahd)?

(Fjala 'lahd' në esencë e ka kuptimin e animit, shmangies, devijimit apo largimit nga diçka) Është quajtur kështu ngase është gërmim në njërën anë (të varrit në drejtim të kibles), prandaj, sikur të ishte në formë të drejtë (varr i zakonshëm i cili është një gropë e gërmuar në tokë) do të quhej darih (e jo lahd). Çdo tiran është mulhid (i cili ka anuar dhe shmangur nga rruga e drejtë). (Poashtu, edhe fjala 'multehaden') ﴾مُلْتَحَدًا﴿ (Kehf, 27) e ka kuptimin (ti nuk ke për të gjetur kurrfarë) strehe nga e cila anon (përveçse tek Ai).

1348. Nga: Xhabir ibn Abdullah Ensariu

Ibn Mubareku ka thënë: Na ka rrëfyer Evzaiu, e ky nga Zuhriu se Xhabir ibn Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ për të vrarët e Uhudit pyeste: “Cili prej tyre ka ditur Kuran më shumë?” Kur i tregonin për ndonjërin prej tyre, e fuste të parin në varr (lahd), pastaj të bashkëvarrosurin e tij.

Xhabiri (ibn Abdullah ibn Harami) shton: “Babai im dhe (një djalë) xhaxhai (Amër ibn Xhemuh ibn Zejd ibn Harami) janë qefinosur me një gunë.”

Sulejman ibn Kethiri ka thënë: “Më ka treguar Zuhriu, e këtij i ka treguar dikush që e ka dëgjuar Xhabirin.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 1348

Hadithe të ngjashme: Shiko (7)

Fjalë të panjohura?