Sahihu i Buhariut — Hadithi 1357

79. Nënkapitulli: A i falet xhenazja fëmijës që vdes pasi e ka pranuar Islamin, si dhe a i parashtrohet Islami fëmijës?

Haseni, Shurejhu, Ibrahimi dhe Katadja kanë thënë: "Kur ndonjëri prej prindërve bëhet musliman, fëmija shkon me prindin musliman." Ibn Abasi qëndronte me nënën e vet (muslimane) në mesin e të shtypurve (në Mekë), e nuk qëndronte me babanë e tij, i cili ishte në fenë e popullit të vet. Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Islami mbizotëron e nuk mbizotërohet.”

1357. Nga: Abdullah ibn Abasi

Ali ibn Abdullahu na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e këtij i ka thënë Ubejdullahu se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Unë dhe nëna ishim në mesin e të shtypurve (në Mekë): unë në mesin e fëmijëve, kurse nëna në mesin e grave.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 1357

Hadithe të ngjashme: Shiko (4)

Fjalë të panjohura?