Sahihu i Buhariut — Hadithi 1365

83. Nënkapitulli: Transmetimet rreth vetëvrasësit

1365. Nga: Ebu Hurejra

Ebu Jemani na ka thënë: Na ka rrëfyer Shuajbi, e këtij i ka treguar Ebu Zinadi, e ky nga Arexhi se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Ai që mbyt veten, ashtu do të mbytet edhe në Zjarr, e ai që e ther (godet) veten, ashtu do të theret edhe në Zjarr.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 1365

Hadithe të ngjashme: Shiko (2)

Fjalë të panjohura?