Sahihu i Buhariut — Hadithi 1369

86. Nënkapitulli: Transmetimet rreth dënimit në varr

Allahu i Lartësuar thotë: “Ah sikur t’i shihje keqbërësit gjatë agonisë së vdekjes, kur melekët zgjasin duart (duke thënë): “Dorëzoni shpirtrat tuaj! Sot ju do të ndëshkoheni me dënim poshtërues…” (Enam, 93) “… ata do t’i dënojmë dy herë, pastaj kthehen në dënimin e madh.” (Teube, 101) “... kurse ithtarët e Faraonit i goditi dënimi i keq. Ata i nënshtrohen Zjarrit mëngjes e mbrëmje, e Ditën e Kiametit (u thuhet melekëve): “Ithtarët e Faraonit futni në dënimin më të rëndë!” (Gafir, 45-46)

1369. Nga: Bera ibn Azibi

Hafs ibn Omeri na ka thënë: Na ka treguar Shuëbe, e ky nga Alkame ibn Merthedi, e ky nga Sad ibn Ubejde se Bera ibn Azibi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Kur besimtarin ta vendosin në varr, i venë melekët (për ta marrë në pyetje), e ai deklaron se s'ka të adhuruar të denjë përveç Allahut dhe se Muhamedi është i Dërguari i Allahut. Këtë e përshkruan fjala e Allahut Fuqiplotë: “Allahu i forcon ata që besuan me fjalë të qëndrueshme...” (Ibrahim, 27)

Muhamed ibn Beshari na ka thënë: “Na ka treguar Gunderi, e këtij i ka treguar Shuëbe, (i cili e ka transmetuar hadithin paraprak) dhe ka shtuar (në këtë transmetim): “Ajeti: “Allahu i forcon ata që besuan...” (Ibrahim, 27) ka zbritur për dënimin në varr.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 1369

Hadithe të ngjashme: Shiko (2)

Fjalë të panjohura?