Sahihu i Buhariut — Hadithi 1373

86. Nënkapitulli: Transmetimet rreth dënimit në varr

Allahu i Lartësuar thotë: “Ah sikur t’i shihje keqbërësit gjatë agonisë së vdekjes, kur melekët zgjasin duart (duke thënë): “Dorëzoni shpirtrat tuaj! Sot ju do të ndëshkoheni me dënim poshtërues…” (Enam, 93) “… ata do t’i dënojmë dy herë, pastaj kthehen në dënimin e madh.” (Teube, 101) “... kurse ithtarët e Faraonit i goditi dënimi i keq. Ata i nënshtrohen Zjarrit mëngjes e mbrëmje, e Ditën e Kiametit (u thuhet melekëve): “Ithtarët e Faraonit futni në dënimin më të rëndë!” (Gafir, 45-46)

1373. Nga: Esma bint Ebu Bekri

Jahja ibn Sulejmani na ka thënë: Na ka treguar Vehbiu, e këtij i ka rrëfyer Junusi, e ky nga Ibn Shihabi, e këtij i ka rrëfyer Urve ibn Zubejri se Esma bint Ebu Bekri (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon: “I Dërguari i Allahut u ngrit për të ligjëruar, e në atë rast përmendi sprovën e varrit, gjatë së cilës sprovohet njeriu. Teksa theksonte këtë, muslimanët u lëshuan në vaj e ofshama.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 1373

Hadithe të ngjashme: Shiko (11)

Fjalë të panjohura?