Sahihu i Buhariut — Hadithi 1379
89. Nënkapitulli: Të vdekurit (në varr) i shfaqet vendqëndrimi i tij (në botën tjetër), mëngjes e mbrëmje
1379. Nga: Abdullah ibn Omeri
Ismaili na ka thënë: Më ka treguar Maliku, e ky nga Nafiu se Abdullah ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Atij që vdes, i shfaqet vendqëndrimi (i botës tjetër), mëngjes e mbrëmje. Nëse është banor i Xhenetit, (i shfaqet vendi) i banorëve të Xhenetit, e, nëse është banor i Zjarrit, (i shfaqet vendi) i banorëve të Zjarrit, pastaj i thuhet: “Ky është vendi yt, derisa Allahu të të ringjallë Ditën e Kiametit.”