Sahihu i Buhariut — Hadithi 1380

90. Nënkapitulli: Fjalët e të vdekurit sa është xhenaze (ende pa u varrosur)

1380. Nga: Ebu Seid Hudriu

Kutejbe na ka thënë: Na ka treguar Lejthiu, e ky nga Seid ibn Ebu Seidi, e ky nga babai i tij se Ebu Seid Hudriu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Kur të vendoset xhenazja (në tabut) dhe burrat e bartin mbi supe, nëse ka qenë vepërmirë, thotë: “Ngutuni, ngutuni (për të më dërguar në varr)!” E, nëse nuk ka qenë i tillë, thotë: “Mjerë unë, ku po më dërgoni!” Çdo gjë e dëgjon zërin e saj, përveç njeriut, i cili, sikur ta dëgjonte, do të alivanosej.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 1380

Hadithe të ngjashme: Shiko (3)

Fjalë të panjohura?