Sahihu i Buhariut — Hadithi 1381
91. Nënkapitulli: Transmetimet rreth fëmijëve të muslimanëve (që vdesin të vegjël)
Ebu Hurejra transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Atij që i vdesin tre fëmijë pa e arritur pubertetin, do t'i bëhen pengesë ndaj Zjarrit - ose ka thënë: do të hyjë në Xhenet -.”
1381. Nga: Enes ibn Malik Ensariu
Jakub ibn Ibrahimi na ka thënë: Na ka treguar Ibn Uleje, e këtij i ka treguar Abdulaziz ibn Suhejbi se Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Çdo musliman, që i vdesin tre fëmijë pa arritur pubertetin, Allahu do ta fusë në Xhenet për mëshirën që ka ndaj tyre.”