Sahihu i Buhariut — Hadithi 1389
96. Nënkapitulli: Transmetimet rreth varrit të Pejgamberit ﷺ, si dhe Ebu Bekrit dhe Omerit
Fjala 'fe akberehu' ﴾فَأَقْبَرَهُ﴿ (Abese, 21) e ka kuptimin: “I cakton një varr”, ndërsa fjala 'kabertuhu' "قَبَرْتُهُ” e ka kuptimin: “e kam varrosur”. Fjala 'kifaten' ﴾كِفَاتًا﴿ (Murselat, 25) e ka kuptimin: “(A nuk e kemi bërë tokën vendqëndrim) mbi të cilën të gjallët jetojnë kurse të vdekurit varrosen në të."
1389. Nga: Aishe bint Ebu Bekri
Ismaili na ka thënë: Më ka treguar Sulejmani, e ky nga Hishami. [t]: Muhamed ibn Harbi më ka thënë: Na ka treguar Ebu Mervan Jahja ibn Ebu Zekerija, e ky nga Hishami, e ky nga Urve se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Kur i Dërguari i Allahut ﷺ ishte i sëmurë, kërkonte leje (nga gratë e tjera për të qëndruar tek unë) duke thënë: “Ku jam sot e ku jam nesër?” - duke e pritur me padurim ditën e Aishes. Dhe, kur ishte dita ime, Allahu ia mori shpirtin duke qenë në gjoksin tim, andaj u varros në shtëpinë time.”