Sahihu i Buhariut — Hadithi 1393

97. Nënkapitulli: Ndalesa për të ofenduar të vdekurit

1393. Nga: Aishe bint Ebu Bekri

Ademi na ka thënë: Na ka treguar Shuëbe, e ky nga Ameshi, e ky nga Muxhahidi se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Mos i shani të vdekurit, sepse ata kanë arritur te veprat që kanë bërë.”

(Këtë hadith) e transmeton Abdullah ibn Abdulkudusi nga Ameshi, si dhe Muhamed ibn Enesi nga Ameshi. Ndërkaq, trasmetimin e Ademit e ka fuqizuar Ali ibn Xhadi, Ibn Arare dhe Ibn Ebu Adiu nga Shuëbe.

Referenca: Sahihu i Buhariut 1393

Hadithe të ngjashme: Shiko (2)

Fjalë të panjohura?