Sahihu i Buhariut — Hadithi 1396

1. Nënkapitulli: Obligueshmëria e zekatit

Allahu i Madhëruar ka thënë: “Falni namazin dhe jepni zekatin..” (Bekare, 34) Ibn Abasi transmeton se Ebu Sufjani, në lidhje me Pejgamberin ﷺ, ka thënë: "Na urdhëron të falim namazin, ta japim zekatin, t’i ruajmë lidhjet farefisnore dhe të jemi të ndershëm."

1396. Nga: Ebu Ejub Ensariu

Hafs ibn Omeri na ka thënë: Na ka treguar Shuëbe, e ky nga Ibn Othman ibn Abdullah ibn Mevhebi, e ky nga Musa ibn Talhai se Ebu Ejubi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se një njeri i tha Pejgamberit ﷺ: “Më trego ndonjë punë që më fut në Xhenet.” Njerëzit thanë: “Çfarë paska ai? Çfarë paska ai?” Pejgamberi ﷺ tha: “Paska një hall. Ta adhurosh Allahun pa i shoqëruar Atij asgjë, ta falësh namazin, ta japësh zekatin dhe t'i mbash lidhjet farefisnore.”

Behzi ka thënë: “Na ka treguar Shuëbe, e këtij i ka treguar Muhamed ibn Othmani dhe babai i tij, Othman ibn Abdullahu, e këta e kanë dëgjuar Musa ibn Talhain, e ky e ka transmetuar hadithin e lartpërmendur nga Ebu Ejubi. Ebu Abdullahu (Buhariu) ka thënë: “Druhem se emri Muhamed (ibn Othman në këtë sened) nuk është i saktë, por ai është Amri (ibn Othmani).”

Referenca: Sahihu i Buhariut 1396

Hadithe të ngjashme: Shiko (3)

Fjalë të panjohura?