Sahihu i Buhariut — Hadithi 1404
4. Nënkapitulli: Malli për të cilin jepet zekat nuk konsiderohet thesar e as mall i deponuar
Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Në më pak se pesë evakë nuk ka zekat.”
1404. Nga: Abdullah ibn Omeri
Ahmed ibn Shebib ibn Seidi ka thënë: Na ka treguar babai im, e ky nga Junusi, e ky nga Ibn Shihabi se Halid ibn Eslemi tregon: “Dolëm me Abdullah ibn Omerin (Allahu qoftë i kënaqur me të!) dhe, në rrugë e sipër, një beduin i tha: “Më trego për fjalën e Allahut: “Ata që deponojnë ar e argjend, por nuk e shpenzojnë për hir të Allahut...” (Teube, 34)
Ibn Omeri i tha: “Mjerë ai që e depoziton dhe nuk e jep zekatin e saj! Kjo ka qenë para se të obligohej zekati, e, kur është obliguar, Allahu e ka bërë (zekatin) pastrim të pasurisë.”