Sahihu i Buhariut — Hadithi 1408
4. Nënkapitulli: Malli për të cilin jepet zekat nuk konsiderohet thesar e as mall i deponuar
Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Në më pak se pesë evakë nuk ka zekat.”
1408. Nga: Ebu Dherr Gifariu
Ebu Dherri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) vijon:
- Këtë ma ka thënë më i dashuri im.
- Kush është më i dashuri yt? - e pyeta.
- Pejgamberi ﷺ, - u përgjigj ai, pastaj vazhdoi: “O Ebu Dherr, a po e sheh Uhudin?” Shikova diellin për të kuptuar edhe sa kohë i kishte mbetur ditës. Mendoja se i Dërguari i Allahut ﷺ do të më dërgonte për t'i kryer ndonjë punë.
Po, - iu përgjigja. Ai më tha:
“Do të doja të kisha ar sa Uhudi dhe ta shpenzoja të tërin (në rrugën e Allahut), përveç tre dinarëve[1].” Ata nuk dinë asgjë, andaj e grumbullojnë pasurinë e kësaj bote. Betohem në Allahun se nuk u kërkoj asgjë nga kjo botë, e as i pyes rreth fesë, derisa ta takoj Allahun.