Sahihu i Buhariut — Hadithi 1416

10. Nënkapitulli: Mbrojeni veten prej Zjarrit, qoftë dhe me një gjysmë hurme dhe me pak lëmoshë

Allahu i Lartësuar ka thënë: “Ata që shpenzojnë pasurinë e vet, për të kërkuar kënaqësinë e Allahut dhe nga bindja në shpërblimin e premtuar nga Allahu, shëmbëllejnë me një kopsht të mbjellë në rrafshnaltë, në të cilin bie shi i bollshëm, andaj jep fruta dyfish. Nëse nuk i bie shi i bollshëm, i bie rigë shiu që i mjafton. Allahu i sheh mirë punët që bëni ju. A dëshiron ndonjëri nga ju që, duke qenë i moshuar e me fëmijë të mitur e të pambrojtur, kopshti i tij plot palma hurmash, vreshta e gjithfarë lloje frutash dhe i ujitur nga lumenj rrjedhës, të digjet nga një stuhi zjarri?! Ja, kështu Allahu jua shpjegon shpalljet e Tij, me qëllim që të mendoni.” (Bekare, 265-266)

1416. Nga: Ebu Mesud Bedriu

Seid ibn Jahjai na ka thënë: Na ka treguar babai im, e këtij i ka treguar Ameshi, e ky nga Shekiku se Ebu Mesud Ensariu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Kur i Dërguari i Allahut ﷺ na urdhëronte për të dhënë lëmoshë, ndokush shkonte në treg, ku punonte si hamall, e në atë rast fitonte një mud (sa dy grushte, të cilën pastaj e jepte lëmoshë). Sot, disa prej tyre posedojnë njëqind mijë (monedha të atëhershme).”

Referenca: Sahihu i Buhariut 1416

Hadithe të ngjashme: Shiko (4)

Fjalë të panjohura?