Sahihu i Buhariut — Hadithi 1417

10. Nënkapitulli: Mbrojeni veten prej Zjarrit, qoftë dhe me një gjysmë hurme dhe me pak lëmoshë

Allahu i Lartësuar ka thënë: “Ata që shpenzojnë pasurinë e vet, për të kërkuar kënaqësinë e Allahut dhe nga bindja në shpërblimin e premtuar nga Allahu, shëmbëllejnë me një kopsht të mbjellë në rrafshnaltë, në të cilin bie shi i bollshëm, andaj jep fruta dyfish. Nëse nuk i bie shi i bollshëm, i bie rigë shiu që i mjafton. Allahu i sheh mirë punët që bëni ju. A dëshiron ndonjëri nga ju që, duke qenë i moshuar e me fëmijë të mitur e të pambrojtur, kopshti i tij plot palma hurmash, vreshta e gjithfarë lloje frutash dhe i ujitur nga lumenj rrjedhës, të digjet nga një stuhi zjarri?! Ja, kështu Allahu jua shpjegon shpalljet e Tij, me qëllim që të mendoni.” (Bekare, 265-266)

1417. Nga: Adij ibn Hatimi

Sulejman ibn Harbi na ka thënë: Na ka treguar Shuëbe, e ky nga Ebu Is'haku, e ky e ka dëgjuar Abdullah ibn Makilin se Adij ibn Hatimi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ duke thënë: “Mbrohuni prej Zjarrit, qoftë dhe me një gjysmë hurme.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 1417

Fjalë të panjohura?