Sahihu i Buhariut — Hadithi 1418
10. Nënkapitulli: Mbrojeni veten prej Zjarrit, qoftë dhe me një gjysmë hurme dhe me pak lëmoshë
Allahu i Lartësuar ka thënë: “Ata që shpenzojnë pasurinë e vet, për të kërkuar kënaqësinë e Allahut dhe nga bindja në shpërblimin e premtuar nga Allahu, shëmbëllejnë me një kopsht të mbjellë në rrafshnaltë, në të cilin bie shi i bollshëm, andaj jep fruta dyfish. Nëse nuk i bie shi i bollshëm, i bie rigë shiu që i mjafton. Allahu i sheh mirë punët që bëni ju. A dëshiron ndonjëri nga ju që, duke qenë i moshuar e me fëmijë të mitur e të pambrojtur, kopshti i tij plot palma hurmash, vreshta e gjithfarë lloje frutash dhe i ujitur nga lumenj rrjedhës, të digjet nga një stuhi zjarri?! Ja, kështu Allahu jua shpjegon shpalljet e Tij, me qëllim që të mendoni.” (Bekare, 265-266)
1418. Nga: Aishe bint Ebu Bekri
Bishr ibn Muhamedi na ka thënë: Na ka rrëfyer Abdullahu, e këtij i ka rrëfyer Mameri, e ky nga Zuhriu, e këtij i ka treguar Abdullah ibn Ebu Bekër ibn Hazmi, e ky nga Urve se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Një grua me dy vajza erdhi tek unë për të lypur, mirëpo, përveç një hurme, nuk kisha asgjë (për t'i dhënë), gjë të cilën ia dhashë. Ajo ua ndau të bijave, kurse vetë nuk hëngri asgjë. Pastaj u ngrit dhe shkoi. Kur erdhi Pejgamberi ﷺ, i tregova, e në atë rast tha: “Atij që sprovohet me vajza, do t'i bëhen mburojë kundrejt Zjarrit.”