Sahihu i Buhariut — Hadithi 1425

17. Nënkapitulli: Ai që e urdhëron shërbëtorin ta shpërndajë sadakanë dhe nuk e kryen këtë me dorën e vet

Ebu Musai transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Edhe ai (shërbëtori) është lëmoshëdhënës.”

1425. Nga: Aishe bint Ebu Bekri

Othman ibn Ebu Shejbe na ka thënë: Na ka treguar Xheriri, e ky nga Mensuri, e ky nga Shekiku, e ky nga Mesruku se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Gruaja që jep (lëmoshë) prej ushqimit të shtëpisë, pa e dëmtuar familjen, do ta ketë shpërblimin për atë që ka dhënë, kurse burrit të saj i takon shpërblimi për atë që ka fituar, madje edhe punëtorit të depos (i cili e kryen urdhrin e pronarit) i takon aq shpërblim, pa iu zvogëluar shpërblimi asnjërit prej tyre.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 1425

Hadithe të ngjashme: Shiko (6)

Fjalë të panjohura?