Sahihu i Buhariut — Hadithi 1437
25. Nënkapitulli: Shpërblimi që i përket shërbëtorit nëse jep sadaka me urdhrin e zotërisë së vet pa dëmtuar pasurinë
1437. Nga: Aishe bint Ebu Bekri
Kutejbe ibn Seidi na ka thënë: Na ka treguar Xheriri, e ky nga Ameshi, e ky nga Ebu Vaili, e ky nga Mesruku se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Gruaja që jep (lëmoshë) prej ushqimit të burrit të vet, pa e dëmtuar, do të shpërblehet. Burrit i takon (shpërblimi për) atë që ka punuar, madje edhe punëtorit të depos (i cili e kryen urdhrin e pronarit) i takon shpërblim i njëjtë.”