Sahihu i Buhariut — Hadithi 1438
25. Nënkapitulli: Shpërblimi që i përket shërbëtorit nëse jep sadaka me urdhrin e zotërisë së vet pa dëmtuar pasurinë
1438. Nga: Ebu Musa Eshariu
Muhamed ibn Alai na ka thënë: Na ka treguar Ebu Usame, e ky nga Burejd ibn Abdullahu, e ky nga Ebu Burde se Ebu Musai (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Punëtori i depos, musliman besnik, që e zbaton, - ose ndoshta ka thënë: e jep të plotë, - atë që urdhërohet, e jep me bollëk, me shpirt bujar dhe ia dorëzon atij që është urdhëruar, edhe ai konsiderohet njëri nga lëmoshëdhënësit.”