Sahihu i Buhariut — Hadithi 1443

28. Nënkapitulli: Shembulli i lëmoshëdhënësit dhe koprracit

1443. Nga: Ebu Hurejra

Musai na ka thënë: Na ka treguar Vuhejbi, e këtij i ka treguar Ibn Tavusi, e ky nga babai i tij se Ebu Hurejra transmeton nga Pejgamberi ﷺ se ka thënë: “Koprraci dhe lëmoshëdhënësi u shëmbëllejnë dy personave që kanë të veshura xhybe të hekurta,...” [t]: Ebu Jemani na ka thënë: Na ka lajmëruar Shuajbi, e këtij i ka treguar Ebu Zinadi, e këtij i ka treguar Abdurrahmani se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Koprraci dhe dorëdhënësi u shëmbëllejnë dy personave që kanë të veshura xhybe të hekurta, nga gjoksi deri te klavikulat. Sa i përket dorëdhënësit, sa herë që jep, i zgjatet ose i zmadhohet sipër lëkurës së tij, derisa t'ia mbulojë majat e gishtërinjve dhe t'ia fshijë gjurmët që lë pas vetes (prej gjatësisë së saj). Ndërkaq, sa herë që koprraci dëshiron të japë diçka, çdo hallkë (e parzmores) i tkurren në vendin e vet. Ndonëse mundohet ta zgjerojë, ajo nuk i zgjerohet.”

Shprehjen: “dy xhybe” (në senedin e lartpërmendur) e ka fuqizuar edhe Hasen ibn Muslimi nga Tavusi.

Referenca: Sahihu i Buhariut 1443

Hadithe të ngjashme: Shiko (5)

Fjalë të panjohura?