Sahihu i Buhariut — Hadithi 1448

33. Nënkapitulli: Dhënia e mallrave (në vend të monedhave apo një lloji tjetër të mallit) për zekat

Tavusi tregon se Muadhi u ka thënë banorëve të Jemenit: "Më jepni mall: rroba (të shkurtra jemenase) apo veshje, për zekat, në vend të elbit dhe misrit. Kjo është më e lehtë për ju dhe më e dobishme për shokët e Pejgamberit ﷺ në Medinë. Pejgamberi ﷺ ka thënë: "Sa i përket Halidit, ai ka lënë vakëf parzmoren dhe armët e tij në rrugën e Allahut." Po ashtu, Pejgamberi ﷺ ka thënë: "Jepni lëmoshë, qoftë dhe nga stolitë tuaja", duke mos e përjashtuar lëmoshën obligative prej të tjerave. Si rrjedhojë, gratë i jepnin vathët dhe gjerdanet (jo nga ari dhe argjendi) e tyre. Pra, nuk e veçonte arin e argjendin nga mallrat e tjera.

1448. Nga: Enes ibn Malik Ensariu

Muhamed ibn Abdullahu na ka thënë: Më ka treguar babai im, e këtij i ka treguar Thumame se Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Ebu Bekri i shkroi një letër që përmbante urdhrat e Allahut ndaj të Dërguarit të Tij: “Atij që i obligohet dhënia (për zekat) e një deveje femër njëvjeçare, por nuk e posedon, ndërkohë ka ndonjë deve femër dyvjeçare, i pranohet ajo. Mirëpo, mbledhësi i zekatit duhet t'ia kthejë njëzet dërhemë ose dy dele. Nëse nuk ka deve femër njëvjeçare me cilësitë e kërkuara, por ka deve mashkull të moshës dyvjeçare, atëherë i pranohet ky e nuk i kthehet asgjë.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 1448

Hadithe të ngjashme: Shiko (8)

Fjalë të panjohura?