Sahihu i Buhariut — Hadithi 1449

33. Nënkapitulli: Dhënia e mallrave (në vend të monedhave apo një lloji tjetër të mallit) për zekat

Tavusi tregon se Muadhi u ka thënë banorëve të Jemenit: "Më jepni mall: rroba (të shkurtra jemenase) apo veshje, për zekat, në vend të elbit dhe misrit. Kjo është më e lehtë për ju dhe më e dobishme për shokët e Pejgamberit ﷺ në Medinë. Pejgamberi ﷺ ka thënë: "Sa i përket Halidit, ai ka lënë vakëf parzmoren dhe armët e tij në rrugën e Allahut." Po ashtu, Pejgamberi ﷺ ka thënë: "Jepni lëmoshë, qoftë dhe nga stolitë tuaja", duke mos e përjashtuar lëmoshën obligative prej të tjerave. Si rrjedhojë, gratë i jepnin vathët dhe gjerdanet (jo nga ari dhe argjendi) e tyre. Pra, nuk e veçonte arin e argjendin nga mallrat e tjera.

1449. Nga: Abdullah ibn Abasi

Muemeli na ka thënë: Na ka treguar Ismaili, e ky nga Ejubi, e ky nga Ata ibn Ebu Rebahu se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Betohem në Allahun se i Dërguari i Allahut ﷺ e fali namazin (e Bajramit) para hutbes. Me të kuptuar se gratë nuk e kishin dëgjuar, vajti tek ato së bashku me Bilalin, i cili e kishte shtrirë rrobën e tij, e në atë rast ai ﷺ i këshilloi e i urdhëroi për të dhënë lëmoshë. Si rrjedhojë, gratë filluan të jepnin (stolitë).

Ejubi (gjatë transmetimit të këtij hadithi) bëri me shenjë nga veshët dhe qafa.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 1449

Hadithe të ngjashme: Shiko (14)

Fjalë të panjohura?