Sahihu i Buhariut — Hadithi 1453
37. Nënkapitulli: Nëse zekati i ndokujt arrin sasinë e një deveje femër njëvjeçare, por nuk e ka që ta japë për zekat
1453. Nga: Enes ibn Malik Ensariu
Muhamed ibn Abdullahu na ka thënë: Më ka treguar babai im, e këtij i ka treguar Thumame se Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Ebu Bekri i dërgoi një letër ku kishte shkruar obligimet e zekatit me të cilat Allahu e urdhëroi të Dërguarin e Tij ﷺ: “Atij që i obligohet dhënia (për zekat) e një deveje katërvjeçare, por nuk e ka, ndërkohë posedon deve trevjeçare, atëherë i pranohet trevjeçarja, por, nëse mundet, ia shoqëron edhe dy dele ose njëzet dërhemë. Atij që i obligohet dhënia (për zekat) e një deveje trevjeçare, por nuk e ka, ndërkohë posedon deve katërvjeçare, atëherë i pranohet katërvjeçarja, porse mbledhësi i zekatit ia kthen njëzet dërhemë ose dy dele. Atij që i obligohet dhënia (për zekat) e një deveje trevjeçare, por posedon vetëm deve dyvjeçare, i pranohet dyvjeçarja, por ia shoqëron edhe dy dele ose njëzet dërhemë. Atij që i obligohet dhënia (për zekat) e një deveje dyvjeçare, por posedon vetëm deve trevjeçare, i pranohet trevjeçarja, porse mbledhësi i zekatit ia kthen njëzet dërhemë ose dy dele. Atij që i obligohet dhënia (për zekat) e një deveje dyvjeçare, por nuk e ka, ndërkohë ka deve njëvjeçare, i pranohet njëvjeçarja, por ia shoqëron edhe njëzet dërhemë ose dy dele.”