Sahihu i Buhariut — Hadithi 1456

40. Nënkapitulli: Marrja e kecit femër për zekat

1456. Nga: Ebu Hurejra

Ebu Jemani na ka thënë: Na ka rrëfyer Shuajbi, e ky nga Zuhriu. [t]: Lejthiu ka thënë: Më ka treguar Abdurrahman ibn Halidi, e ky nga Ibn Shihabi, e ky nga Ubejdullah ibn Abdullah ibn Utbe ibn Mesudi se Ebu Hurejra tregon se Ebu Bekri (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) ka thënë: “Betohem në Allahun se, nëse nuk më japin edhe kecin femër që ia jepnin të Dërguarit të Allahut ﷺ, do t'i luftoj për shkak të mosdhënies.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 1456

Hadithe të ngjashme: Shiko (4)

Fjalë të panjohura?