Sahihu i Buhariut — Hadithi 1459

42. Nënkapitulli: Nuk ka zekat nën pesë krerë (devesh)

1459. Nga: Ebu Seid Hudriu

Abdullah ibn Jusufi na ka thënë: Na ka rrëfyer Maliku, e ky nga Muhamed ibn Abdurrahman ibn Ebu Saësa Maziniu, e ky nga babai i tij se Ebu Seid Hudriu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Nuk ka zekat në më pak se pesë evsukë me hurma. Nuk ka zekat në më pak se pesë evakë argjendi. Nuk ka zekat në më pak se pesë krerë deve.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 1459

Hadithe të ngjashme: Shiko (4)

Fjalë të panjohura?